Haradinaj-Rexhep Selimit: Ti je rrenc i madh

19:33 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ka shkaktuar përplasje në mes të deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se pas miratimit të marrëveshjes me Malin e Zi rruga për në këtë vend është shkurtuar shumë.

“Është evidente që pas miratimit të marrëveshjes pardjeshme, rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra. Dua ta konfirmoj edhe një herë që unë nuk iu kam gëzuar kësaj, nëse dikush iu ka gëzuar kësaj janë ata që atë ditë në këtë sallë, pas ratifikimit duartrokitën dhe u përqafen me njëri-tjetrin, kurse, sa i përket asaj që t’i nxjerrim rrugët, rrugët që na u janë marrë i nxjerrim por rrugët që i kemi dhënë vet kurrë më nuk do të mund ti nxjerrim “, tha Selimi.

Këto fjalë kanë nervozuar kryeministrin e Kosovës i cili nuk ka hezituar ta quaj gënjeshtar deputetin nga radhët e VV-së Rexhep Selimi.

“Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur. Prek që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë nuk i ka hy, njëmend nuk i ka hy therrë Rexhep Selimit, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë…por prit veç pak, ti po thua që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke qëndruar në Shqipëri je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës, gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt,”, i tha Haradinaj, Selimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme