Haradinaj: Rexha do të dalë i pafajshëm sikurse gjithë të tjerët

21:10 | 4 Nëntor 2020
M. A.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen për liri.

Haradinaj pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale për ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimin, ka thënë se ai do të dal i pafajshëm, sikurse të gjithë ish-pjestarët tjerë të UÇK-së të cilët po akuzohen nga kjo gjykatë.

“Nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen tonë për liri që pas aq shumë viteve iu duhet ta mbrojnë një epokë të historisë, e cila në fakt nuk ka nevojë për mbrojtje.Me çlirimtarët përgjithmonë e me besim në drejtësi!”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se sot gjatë ditës është arrestuar ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ndërsa Rexhep Selimi ka njoftuar se nesër do të udhëtojë për në Hagë pasi është njoftuar se është konfirmuar aktakuza kundër tij nga Specialja./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme