Google ADS

Haradinaj replikon Ymerin: Kërkoni seancë të re për të diskutuar për dialog, jo sot

10:55 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj në seancën e sotshme të Kuvendit ka reaguar ndaj kryetarit të PSD-së, Visar Ymeri i cili ka kërkuar që të futet në rend dite pika për të diskutuar për dialogun.

Ai ka thënë se e kanë furnizuar Kuvendin me raport konkret për të arriturat dhe sfidat e dialogut deri më tani.

“Ne kemi përgatitur një analizë të asaj që ka ndodhur dhe si do të ndodh më tutje. Është hera e parë që po bëhet një raport i tillë konkret. Aktivizimi i seancës së sotshme për debat është një lloj devijimi sepse nuk do t’i shërbej asgjë kësaj teme. Ju kisha lutur që të kërkoni seancë të re dhe të flitet për këtë temë e jo në këtë seancë”, ka thënë ai./Arbresh.info

Të ngjashme