Google ADS

Haradinaj refuzon të flasë rreth qëndrimit amerikan për demarkacionin

15:20 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pak para së të fillonte mbledhja e Qeverisë së sotme ka refuzuar tu përgjigjet gazetarëve për deklaratën e djeshme të Ambasadës Amerikane në Prishtinë lidhur me raportimin e komisionit të ri shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

I pyetur se cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës karshi kësaj deklarate, e vetmja përgjigje e Haradinajt ishte “ta kry takimin njëherë”, shkruan arbresh.info.

Ambasada Amerikane përmes një deklarata për media një ditë më parë raportimin e komisionit e ka cilësuar si të pabazuar, çorientues dhe të gabueshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme