Partneri i koalicionit Ramush Haradinaj ka dalë kundër vendimit të Qeverisë Hoti për shkarkimin e task forcës kundër korrupsionit duke thënë se shkakton pasiguri juridike.
Si një përgjigje e kësaj dileme të Haradinajt erdhi një deklaratë e Hotit që tha se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi.
“Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”, tha Hoti.
Por, Haradinaj sërish pati një reagim jo shumë të qartë në Facebook.
“Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar”.
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...