Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se seanca për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi duhet të mbahet javën e ardhshme.
Ai në një intervistë për RTK2, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar bisedimet me Listën Serbe.
“’Lista Serbe’ tani për tani po refuzon të flasë për këtë temë, por janë duke diskutuar për mundësinë që të mbështesin këtë proces. Unë e respektoj Listën, janë persona të zgjedhur nga populli, kanë autoritetin e tyre dhe janë qytetarë të Kosovës. Do të diskutoj me ta që të na ndihmojnë në lëvizjen e lirë te qytetarëve tanë. Unë jam i gatshëm të gjej një gjuhë të përbashkët me Listën Serbe dhe besoj se kjo është edhe në interes të serbëve të Kosovës, sepse edhe ata nuk kanë një pasaportë pa viza dhe nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit”, ka thënë Haradinaj, transmeton indeksonline
Megjithatë, sipas tij, liria e lëvizjes nuk mund të bëhet me humbje të territorit apo koncesioneve.
Haradinaj është shprehur i bindur se një numër i mjaftueshëm i anëtarëve të Listës Serbe do të votojnë pro demarkacionit.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...