Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka cilësuar Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën si pasqyrim të shthurjes së sistemit qeverisës në vend.
Po ashtu, ai shtoi se ky raport pasqyron edhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian, shkruan Arbresh.info.
“Raporti i Progresit, ashtu siç pritej, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.
Ai shtoi se kjo shfaqet në cenimin e demokracisë parlamentare, ndërhyrjet në media, sabotimin e sistemit të drejtësisë dhe defektet në prokurim.
Ai kritikoi edhe Qeverinë duke thënë se “Kurti e largoi dhe e sabotoi Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s”.
Haradinaj e konsideroi largimin e Kurtit nga qeverisja si “një obligim kombëtar”, duke shprehur shqetësimin e tij për atë që e quan “largim të Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike”./Arbresh.info/
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...