Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Ramush Haradinaj sot i ka lutur VV-në që të kenë në konsideratë nenin për veteranët në ligjin për rritjen e pagës minimale.
Daut Haradinaj thotë se nuk ka pasur mirëkuptim tek VV-ja për këtë çështje.
“Ramushi ka shku e ka lutë VV-në për veteranët, por s’ka pasur mirëkuptim”, thotë ai.
Ai tutje tregon nëse do i bashkohet protestës së thirrur për mospërfshirjen e pensionit të veteranëve në rritjen e pagës minimale.
“Kjo është thirrje gjithpopullore. Nuk do të thotë se vetëm veteranët do të protestojnë. Pakënaqësi ka te shumë persona. Këtu nuk ësht ëproblemi tek buxheti. Këtu është problemi tek qasja anti-UÇK. S’ka të bëjë me financa”, tha ai në Pressing të T7.
Tutje ai thotë se me këtë ligj, qeveria është pozicionuar si anti-UÇK.
“Pozicioni me këtë ligj. Nuk jam prej atyre, kam qenë vet deputet dhe kam luftuar të mbajë një balancë. Kam qenë edhe kundër OVL me raste, e dini. Por nëse shihni jetën e qytetarëve se sa ka kosto të shumëfishuara në kuletë, atëherë thashë pse duhet të ketë një ligj. Pse duhet të ketë një nen të veçantë për veteranë”, shtoi ai.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...