Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se marrëveshja franko-gjermane është e garantuar nga Amerika dhe se ajo duhet që të pranohet.
Ai tha se me pranimin e kësaj marrëveshje zhbllokohet rruga e Kosovës drejtë BE-së.
“Një parametër tjetër që e garanton shtetësinë e një vendi është mbrojtja. Besoj që kushdo ka luftuar e di rendësin e kësaj komponente. Me 24 mars 99 edhe sot mbrojtja jonë ndërlidhen nga një aleancë me Amerikën dhe NATO. Kushdo prej nesh që beson që angazhimi ynë i deritashëm nuk e ka shtyllën tekë kjo parametër është duke e mohuar shtyllën e shtetësisë sonë. Jemi partner në projekte të mëdha ushtarake. Ushtritë e NATO-së kanë zhvilluar ushtrimet më të mëdha. Pse është i rëndësishëm, është se kemi marr konfirmimin prej Amerikës që do të përkrahemi për partneritet për paqe. Pasojat që i kemi në zgjerimin e përmbylljes së një procesi të rendit dhe qetësisë në veri. Proceset tona me BE zhbllokohen. Kjo është finalja, nuk do të ketë më marrëveshje me Serbinë. Që të thuhet se ka edhe një marrëveshje jeni gabim. Unë besoj që kjo marrëveshje është ndarja finale me Serbinë. Vërtet quhet plan franko-gjerman por ai është plan Amerikanë dhe e miqve tanë ndërkombëtarë. Ne duhet ta kemi një guxim dhe ta shpallim mbylljen e dialogut”, tha Haradinaj./arbresh.info/
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...