Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqia për çështjen e bashkëpunimit në shumë fusha, përfshirë atë të energjetikës.
Ndër të tjera është përmendur edhe integrimi euroatlantik i rajonit të Ballkanit Perëndimor, shkruan arbresh.info.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje dhe një herë Qeverisë Kurti që të shqyrtojë edhe një herë çështjen e gazsjellësit, meqë kreu i AAK-së thotë se nuk është vetëm çështje gypash.
Ai thotë se ata që e shohin vetëm në këtë aspekt janë shkurt-pamës dhe sabotues të orientimeve perëndimor të Kosovës.
“E vlerësoj lart qëndrimin e përbashkët të qeverive të SHBA dhe Greqisë për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, ku në mënyrë të veçantë specifikohet edhe Kosova, apo edhe gazsjellësi amerikan, e që është i një rëndësie të jetike për ne si shtet i ri”, ka shkruar Haradinaj.
“Kjo na obligon që t’i kryejmë detyrat tona që rrugën e integrimit ta bëjmë sa më të lehtë e sa më të shkurtër.
“Kjo nënkupton poashtu që Kosova të mbështes të gjitha projektet që e afrojnë Kosovën sa më afër BE-së e NATO-s, duke përfshirë këtu edhe gazsjellësin amerikan, projekt ky i një rëndësie strategjike dhe ekonomike, që do të garantonte edhe sigurinë energjetike të vendit tonë. Justifikimet banale të qeverisë së Kosovës për refuzimin e këtij projekti, se kjo është “çështje e disa gypave”, janë jo vetëm shkurtpamëse, por edhe sabotim i orientimeve properëndimore e euroatlantike të Kosovës”, ka vazhduar tutje.
“Prandaj i bëj thirrje edhe një herë qeverisë së vendit tim që të kthjellohet e të mos vendosë pengesa në rrugën e pakthim euroatlantike të Kosovës!”, ka përfunduar Haradinaj./arbresh.info/
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve