Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se rënia e qeverisë ishte e pritshme, dhe këtë e kishte parashikuar ai.
‘’Që prej kur filluan të bisedonin për krijimin e koalicionit, bisedimet ishin karakterizuar nga bisedime jonormale. Kur filloi qeveria e kam thënë se është qeveri e mashtrimit, jo që doja unë, por ishte e pritshme që do të bie. E gjitha una si shkoi deri tek provokimi i mocionit nuk ishte normale’’, tregon Haradinaj.
‘’Qeveria po e rrëzon veten. Jo që po e rrëzon dikush tjetër’’.
Tutje Haradinaj ka thënë se nuk beson që shkarkimi i Agim Veliut ishte arsyeja kryesore në rënien e qeverisë.
‘’Agimin e njoh prej kohës kur ishte ministër në qeverinë time. Kemi mbajtur marrëdhëniet dhe një komunikim të kujdesshëm. E kemi përkrahur kandidatin e LDK’së për Podujevë. Nuk besoj që ishte ai arsyeja e rënies së qeverisë’’, thotë ai.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation