Haradinaj: Qeveria nuk ia dha 16,6 milionë euro shërbyesve civil

20:36 | 17 Korrik 2022
K.B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave, nuk janë dhënë 16,6 milionë euro për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit.

Sipas Haradinajt, “Qeveria e mashtrimit”, nuk u kujdes për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit.

“16,6 milionë euro, nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave.

Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit”, shkruan ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme