Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka njoftuar sot kabinetin e tij qeverisës me dy seancat e radhës parlamentare të caktuara mbrëmë nga Kryesia e Kuvendit.
Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se ai dhe ministrat mund të qëndrojnë në seancë dhe të japin përgjegjësi vetëm për programin qeverisës që e kanë dërguar në Kuvend, shkruan arbresh.info.
Në të kundërtën, siç ka thënë Haradinaj, ai dhe ministrat do të lirohen nga seanca pasi kanë punë të mëdha për të bërë.
“Situata është ndryshe, ne e kemi dërguar programin në Parlament, duhet me shku në seancë, nëse bien dakord grupet parlamentare që të diskutohet për programin që është në Parlament mund të vazhdojmë nëse jo do të lirohemi sepse kemi shumë punë, s’mund të qëndrojmë në seancë për diskutime që mendojmë se s’janë në rregull. Nëse ndodh me u diskutu programi ju ftoj që të riktheheni edhe njëherë në gjetjet e programit dhe të jeni të respektueshëm e të dini t’i paraqitni para deputetëve”, tha Haradinaj para ministrave.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit mbrëmë ka thënë që unanimish kanë vendosur se do të mbahet vazhdimi i seancës me datën 2 tetor si dhe do të mbahen dy seanca të tjera më 3 tetor.
Në njërën nga këto seanca do të bëhet konstituimi i komisioneve parlamentare, ndërsa seanca tjetër e të njëjtës ditë ka të bëj me ratifikimin e nje marrëveshje ndërkombëtare për fondin IPA rreth 70.5 milionë euro që do të hyjnë në Kosovë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1552324501499303/
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë