Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se numri i madh i zëvendësministrave në Qeverinë e tij nuk është lajm i mirë por sipas tij, Qeveria e kaluar ka pasur edhe më shumë.
Haradinaj e bëri këtë deklaratë sot në seancën e Kuvendit si përgjigje ndaj pyetjes së deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu për numrin e madh të zëvendësministrave, shkruan arbresh.info.
“Nuk them se është një lajm i mirë numri i madh i zëvendësministrave. Është ende nën numrin e Qeverisë së mëhershme por edhe ky nuk është arsyetim. 74 ose 76 i ka pasur Qeveria para meje por nuk e kanë bërë të madhe, nuk e kanë bërë zhurmë”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka shtuar se Ligjin për Qeverinë do ta sjell në Kuvend në një moment të dakordimit politik që të paktën ata që do ta formojnë Qeverinë pas kësaj aktuale, të kenë një kornizë ligjore që i obligon ata./arbresh.info/
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...