Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se qeveria Kurti e ka kthyer veriun në kohën e para pavarësisë
“Gjendja në veri për fat të keq është e para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë tek KFOR-i dhe të EULEX-i janë rikthyer autorizimet e dikurshme dhe kuptohet ne me policinë tonë jemi një palë që duhet të na kontrollojnë sa u tërhiqem, çka po bëjmë, pse po shkojmë e kështu me radhë këto janë situata që i ka krijuar Kurti dhe Bislimi kjo qeveri”, tha ai për RTK Prime.
Haradinaj i përgjigjet Mimoza Kusari-Lilës për incizimet me Slavko Simiqin., Ai tha se Kusari-Lila ka bërë shkelje ligjore dhe i ka prerë në besë amerikanët dhe kategoritë e lirisë.
Ai ka folur edhe për çështjen e dialogut dhe zotimet që janë marrë nga Kosova në Bratislavë.
“Nuk jemi në strategjinë tonë, pra Bratislava sipas meje nuk është strategjia jonë, strategjia jonë është Amerika me ambasadorin amerikan këtu, dhe me Hillin atje. Nuk ka logjikë kryetari i qeverisë këtu të shkojë në komuna atje dhe t’i dërgojë porosi qeverisë së atij shteti se çka duhet të bëjë me një vend fqinjë, mendoj se këtu zonja Kusari në njëfarë mënyre i kanë prerë në besë amerikanët. Pra kjo është një prerje në besë, nuk folët me atë që ai e ka shpallur armik tëndin për Kosovën ai e ka futur në listë dhe e dyta është një veprim jo ligjorë, sepse ai është i përndjekur dhe nën hetime, dhe së fundmi është ajo që e quajtsha përherë ngulje e thikës pas shpinës, e këta e bëjnë dy herë këtë një për aleatët dhe një për kategoritë e lirisë”, tha Haradinaj.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...