Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Rahovecit.
Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryeministri Haradinaj theksoi se qeveria të cilën e drejton është e përkushtuar t’u përgjigjet
pritjeve që kanë qytetarët e Rahovecit.
Në takim u bisedua edhe për gjendjen në shëndetësi, për përfundimin e punimeve për ndërtimin e palestrës së sportit dhe për nevojën e angazhimit të shtuar të të gjithë akterëve që testi PISA të dal sa më i suksesshëm.
“Rahoveci është vend i punës, i bujqësisë, vend i fermerëve, andaj do ta ketë përkrahjen e Qeverisë”, tha kryeministri Haradinaj.
Në takim po ashtu u bisedua edhe për nevojën e zhvillimit të zonës ekonomike dhe turistike, si dhe për ofrimin e granteve për bujqësi, me theks të veçantë për mbështetjen konkrete të fermerëve.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kërkoi nga kryeministri Haradinaj mbështetje për përshpejtimin e nisjes së projekteve për Rahovecin dhe ndihmën në përballjen me obligimet e qeverisjeve të kaluara që kapin miliona euro.
Pas pritjes nga kryetari, kryeministri Haradinaj takoi edhe asamblistët dhe qytetarët e kësaj komune, të cilëve u ofroi mbështetjen e qeverisë në adresimin dhe
zgjidhjen e problemeve që ka Komuna e Rahovecit.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj bashkë me kryetarin Latifi vizitoi edhe “Bodrumin e Vjetër” që funksionin në gjirin e ndërmarrjes “Haxhijaha”, në Rahovec./Arbresh.info
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...