Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-deputetin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Xhevdet Neziraj.
Xhevdet Neziraj, ish-përfaqësues i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës e uroi kryeministrin për marrjen e detyrës në krye të ekzekutivit, duke ofruar përkrahjen e partisë së tij për agjendën shtetërore në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj e falënderoi ish-deputetin Neziraj për kontributin e komunitetit që ai përfaqëson në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe për kontributin e tij konkret gjatë mandatit të tij si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar për ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...