Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka publikuar pamjet nga kamerat e zyrave të OVL UÇK-së kur një person i panjohur dërgoi dosjet e Gjykatës Speciale dhe momenti kur sot në zyrat e OVL shkuan hetuesit e Speciales.
Haradinaj thotë se nga aty shihet personi kur i solli 4 mijë dosjet që dyshohet se kanë të bëjnë me luftën e fundit në Kosovës.
Në pamjen e dytë ai sjell momentin kur dosjet u morën nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.
Gjatë ditës së djeshme, OVL-UÇK raportoi se një pako me 4,000 dosje të Gjykatës Speciale kanë mbërritur në zyrat e tyre, por nuk dihet se kush i solli ato.
Një veprim të tillë nuk e ka komentuar Gjykata Speciale. Kopje të tyre, sipas zyrtarëve të OVL të UÇK-së, u janë dorëzuar Prokurorisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Hetues të Gjykatës Speciale kanë shkuar sot në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nga ku kanë marrë një kopje të materialit, që një ditë më parë nga persona të panjohur janë lënë në korridorin e selisë së OVL-së të UÇK-së.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...