Haradinaj publikon fotografitë nga pritja e kryediplomatit grek

10:20 | 9 Tetor 2020
A Z

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në takim Ministrin e Jashtëm grek.

Fotografitë nga pritja, Haradinaj i ka publikuar në Facebook.

Ajo ka thënë se Greqia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe shtet i rajonit tonë, ka vënë një standard të lartë të konstruktivitetit politik – duke mirëmbajtur me Kosovën një dialog tejet praktik dhe duke përkrahur shtetin tonë në rrugën e integrimit Evropian.

“Sot pata kënaqësinë ta pres Ministrin Dendias në Prishtinë, për të diskutuar më vonë gjithë gamën e bashkëpunimit tonë bilateral, dhe për të shkëmbyer idetë tona se si t’i thellojmë më tej marrëdhëniet tona në fushat e interesit të ndërsjellë. Me Greqinë na lidhë edhe miqësia e përbashkët me SHBA-të, dhe është element i jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin themeleve të forta të marrëdhënieve tona”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/168603894885678

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme