Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka shtrenjtime enorme të rrymës dhe të artikujve elementar ushqimore.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se dikush po ka para edhe për pagesën e sondazheve e cila sipas tij ka një kosto prej 25-50 mijë euro, përcjell Arbresh.info
“Shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimor. Kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre! Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë!”, ka shkruar Haradinaj.
Mes tjerash, ai thotë se sot në ditë feste, do duhej të kishim një garë se kush e ka idën më të mirë për mirëqënien e popullatës, por thekson se tani kemi një luftë sondazhesh e propagandash.
“Sot që është ditë feste e që do të duhej të kishte një garë se kush ka ide e plane më të mira për mirëqenien e popullatës që është në zgrip të ekzistencës, kemi luftë sondazhesh e propagandash! Nuk mund të ketë dedikim më të mjerë në një ditë feste se sa lufta me sondazhe të blera”, tha në fund Haradinaj./Arbresh.info
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...