Google ADS

Haradinaj: Procesi i shpronësimeve dhe kompensimit në Shipitullë dhe Hade, punë e kryer

13:48 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministrit i vendit, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim disa nga përfaqësuesit e banorëve të fshatit Hade.

Haradinaj, gjatë takimit, i ka siguruar banorët se procesi i shpronësimit dhe kompensimit në Shipitullë dhe Hade do të përmbyllet shumë shpejtë.

“Në vazhden e takimeve me përfaqësues të banorëve të fshatit Hade, edhe sot, i sigurova ata, që procesi i shpronësimeve dhe kompensimit në Shipitullë dhe Hade do të përmbyllet me sukses të plotë:, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri në muajin që lam pas, ka arritur marrëveshje me banorët e këtyre zonave përmes së cilës mundësohet që eskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

haradinauj_1508067491-5566650

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme