Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim luftëtarin elirisë, gjeneralin e luftës dhe Kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik të vendit.
Në takim u bisedua për dinamikën e re që është instaluar në qeverisje, duke i dhënë prioritet zgjidhjes së temave të rënda, që janë neglizhuar nga qeverisjet e kaluara.
Në takim nuk është lënë anash as tema e trajtimit të kategorive të luftës për liri, për çka kryeministri Haradinaj i njoftoi bashkëbiseduesit se ka ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete, që veteranët dhe invalidët e luftës si dhe kategoritë tjera përfituese nga shteti, të mos presin me muaj pagat dhe pensionet e tyre si dhe për përgatitjet që po bëhen për vitin jubilar, dhjetë vjetorin e pavarësisë së vendit, që erdhi si rezultat i luftës së UÇK-së dhe mbështetjes së aleatëve të Kosovës, ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe shteteve tjera të perëndimit.
“Takova Gjeneralin e luftës Sami Lushtakun sot kur po e shënojmë përvjetorin e 20-të, të rënies për liri të Adrian Krasniqit dhe më këtë dua të jap mesazhin se vlera më sublime dhe e arritura më e madhe e shqiptarëve, pas Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 është pikërisht lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi i Kosovës, prandaj, të gjallët dhe të rënët e kësaj lufte duhet të jenë udhërrëfyes për lidershipin e vendit”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputeti Mërgim Lushtaku janë zotuar se kryeministri Haradinaj do ta ketë mbështetjen e tyre të pakursyer politike, në
përmbushjen e mandatit qeverisës në mënyrë shembullore, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...