Kryeministri në detyrë Haradinaj gjatë takimit e ka njoftuar Kramer, për të arriturat dhe progresin e vazhdueshëm në Kosovë, në të gjitha fushat e zhvillimit, me theks përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë për avancimin e sportit në Kosovë.
“Dua të ju falënderoj për punën që keni bërë për sportin dhe sportistët tanë, që të avancojnë dhe të jenë pjesë e garave ndërkombëtare”, kështu tha Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Ping Pongut (ETTU) Ronald Kramer dhe Kryetarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku.
“Sporti në Kosovë, si shumë sfera të tjera kanë pasur sfidat e tyre në zhvillim dhe krijim, por sot jemi me fat që në këtë drejtim ne kemi shënuar progres dhe suksese në shumë fusha dhe në angazhimin institucional, sporti është shndërruar në një nga prioritetet tona”, tha Kryeministri në detyrë Haradinaj, duke e falënderuar Federatën e Pingpongut të Kosovës për angazhimin dhe përpjekjet që të anëtarësohen në Federatën Evropiane të këtij sporti dhe të shënojnë edhe rezultate në përfaqësimin në garat ndërkombëtare të Kosovës.
“Rezultat i punës tuaj është edhe organizimi i Ligës Rajonale të Pingpongut “CONNECT Youth Table Tennis Regional Balkan League” e cila do të mbahet për herë të parë në Prishtinë nga 22 -23 Nëntor 2019 dhe ka përkrahjen e Federatës Evropiane të Pingpongut. Kjo është një arritje e madhe në këtë sport dhe këto angazhime në avancimin dhe profesionalizimin e këtij sporti, duhet të vazhdojnë pa ndalë, sepse Kosova ka potenciale”, tha Kryeministri në detyrë Haradinaj.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Federatës Evropiane të Pingpongut, e kanë falënderuar kryeministrin në detyrë, Haradinaj, për pritjen, në të njëjtën kohë duke thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Federatën e Pingpongut të Kosovës në zhvillimin e aktiviteteve të ngjashme edhe në të ardhmen. /arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...