Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim aktivisten për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq.
Kryeministri ka shprehur kënaqësinë për takimin, i cili po zhvillohet në vigjilje të Samitit të Londrës, ku pritet që vendet e Ballkanit Perëndimor ta nënshkruajnë
Deklaratën e përbashkët për evidentimin, burimet kredibile dhe rrethanat e vrasjeve në luftërat e viteve ’90 në këto hapësira. Me këtë akt synohet që të mos lejohet mundësia e falsifikimit të historisë.
“Të veprosh në një ambient të pasigurt dhe të mos i ndash viktimat në ‘të tyret dhe tonat’, por të kërkosh drejtësi për ta dhe satisfaksion moral, është jo vetëm
humanizëm i pashoq por edhe guxim qytetar e njerëzor”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.
Kryeministri ka falënderuar Natasha Kandiqin për punën e madhe që ka bërë rreth evidencës së të vrarëve dhe të zhdukurve në konfliktin e Kosovës, dhe ka theksuar se të dhënat e publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, janë ende të dhënat mëkredibile.
Në fund të takimit, kryeministri Ramush Haradinaj për kontributin e madh, i ka dhuruar Natasha Kandiqit, “Hartën e Artë të Kosovës”.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...