Google ADS

Haradinaj priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski

12:48 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim lamtumirës, ambasadorin e deritashëm të Maqedonisë në Republikën e Kosovës, Ilija Strashevski, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij, në ndërtimin e marrëdhënieve të mira bilaterale Kosovë – Maqedoni.

“Kosova dhe Maqedonia kanë treguar partneritet të mirë politik, ekonomik dhediplomatik përgjatë këtyre viteve dhe ky partneritet duhet të vazhdojë edhe në të
ardhmen, duke avancuar edhe më shumë marrëdhëniet tona si shtete fqinje”, tha

Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se vetëm fqinjësia e mirë mund të sjellë paqen e qëndrueshme e cila në Ballkan është tejet e nevojshme.

Në këtë takim u diskutua edhe për vazhdimësinë e raporteve të mira diplomatike ndërshtetërore.

Ambasadori i deritashëm i Maqedonisë në Republikën e Kosovës, Ilija Strashevski falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe angazhimin për marrëdhënie të mira bilaterale mes dyja vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme