Google ADS

Haradinaj priti në takim gazetarët e mediave më prestigjioze botërore

12:39 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim gazetarët e mediave më prestigjioze ndërkombëtare në New York të cilët përcjellin punën  e OKB-së.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se fokusi i Qeverisë së Kosovës është zhvillimi i demokracisë, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë:

Në një bashkëbisedim të hapur me gazetarët e mediave prestigjioze ndërkombëtare në Neë York, që përcjellin punën e OKB-së dhe zhvillimet globale, zbërtheva rrethanat politike në vend dhe rrugën tonë të pashmangshme euro-atlantike. Fokus i Qeverisë së Kosovës është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit dhe ekonomisë prosperuese.RH./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme