Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Haradinaj ka bërë të ditur se me Pfandler diskutuan për rrugën e krijimi të institucioneve të reja të vendit, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Vazhdova ditën e sotme me takimin me ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler, me të cilin bashkëbiseduam për procesin zgjedhor dhe rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja të vendit.
Roli i shtetit austriak në proceset e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë i madh dhe Austria vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane.
Vlerësova rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, shëndetësisë dhe arsimit./Arbresh.info.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador