Haradinaj priti Minxhozin në lidhje me përmbytjet në Shqipëri

10:14 | 4 Dhjetor 2017
arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës Qemajl Minxhozi, rreth përmbytjeve, shkruan arbresh.info.

“Kryeministri i Kosovës, @haradinajramush, sapo priti ambasadorin Minxhozi,  për të biseduar në lidhje ndihmën që mund të japë #Kosova në lidhje me situatën në #Shqipëri pas përmbytjeve të fundit,” ka bërë të ditur ambasada e Shqipërisë, në Twitter.

Si pasojë e vërshimeve atje, shumë  banorë janë evakuuar, një numër i madh i vendbanimeve kanë mbetur pa energji  elektrike dhe shumë shkolla edhe këtë javë do të jenë të mbyllura.

I gjithë rajoni i ka orfruar mbështetje Shqipërisë për të tejkaluar këtë fatkeqësi natyrore, shkaku i reshjeve të shumta, të cilat  bënë që lumi Vjosa të dalë nga shtrati i saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme