Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.
Haradinaj tha se Austria i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit dhe posaçërisht perspektivës evropiane të vendit.
Ai shtoi se është i rëndësishëm konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës dhe përkrahja në procesin e shtimit të njohjeve të reja, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, në OKB, NATO dhe BE.
Kryeministri theksoi se puna në përmbushjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, marrëdhënies kontraktuale me BE-në, do të intensifikohet dhe do të përshpejtohen afatet e përmbushjes së obligimeve me qëllim të arritjes së statusit të kandidatit për anëtarësim, por vlerësoi se për Kosovën është me rëndësi qartësimi i rrugës evropiane.
Ai tha se Kosova është e përkushtuar në ruajtjen dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë dhe ruajtjes së paqes e stabiliteti në rajon. Dialogu me Serbinë është i paalternativë për të, duke vlerësuar se dialogu duhet të ristrukturohet dhe të afatizohet, të përmbushen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe të përmbyllet me rezultat konkret.
Haradinaj tha se qeveria ka vënë dinamikë të re të punës, është përqendruar në fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe të rendit, reformat në ekonomi, arsim…, stabilizimin në energjetikë.
Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën, theksoi se Austria do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në të gjitha fushat.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador