Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, u shpreh i zhgënyer që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk u vota nga opozita në Kuvendin e Kosovës.
“Unë sot kam prit që për këtë ligj do të ketë vota edhe opozita për shkak se një pjesë e madhe e opozitës edhe më herët kanë synuar që të krijohet një ligj për rimëkëmbje ekonomike prandaj PDK’ja ka pasur një plan pothuajse paralel i cili ka qenë shumë i përafërt me këtë që është tash por edhe VV’ja që përveç kritikave që kishte për mbajtjen e ligjit kishte vullnet për me votu…”, tha Haradinaj i ftuar në emisionin Pressing.
“Është një lajm i mirë që u kry ky ligj sot. Nëse deputetët e opozitës kanë ide kreative mund t’i bëjmë amandamentimin”, theksoi ai.
Ai ka sqaruar qytetarët se ligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë dhe të nënshkruhet nga presidenti para se të hyjë në fuqi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...