Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka prezantuar kandidatët për deputet nga komuna e Prishtinës, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se është Prishtina që e bashkon Kosovën duke kërkuar kështu që qytetarët e Prishtinës t’i votojnë kandidatët nga Prishtina.
“Është Prishtina që e bashkon Kosovën që i bashkon vlerat tona. Këta jo vetëm që janë kandidat për deputet por këta janë edhe miqtë e juaj. Nëse këta janë Prishtinë e Prishtina nuk është me këta atë-hërë të gjithë tjerët kanë me fitu e të juve jo e është më mirë që të fitojnë njerëzit e juaj”, tha Ramushi
Ramushi ka premtuar se qeveria e ardhshme do ta procedojë ligjin për Prishtinën brenda një afati rekord.
“Qeveria e ardhshme do ti procedojë ligjet për Prishtinë ne afat rekord kohorë. Duhet me ja nisë prej Kodrës së Trimave sepse është lagje e madhe e duhet me ja nis prej aty”, u shpreh Haradinaj.
Ai u shpreh shumë optimistë për fitore duke thënë se fitoren e 11 qershorit ta festojnë në mënyrë të ndershme e civilizuese.
Ai ka kërkuar që natën e 11 qershorit të festojnë në mënyrë të ndershme Duke iu uruar fitoren në këto zgjedhje. E kom edhe një lutje kur te festojmë fitoren do ta detojme ne menytë të ndershme e civilizuese./Arbresh.info
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...