Haradinaj pret për vizitë në shtëpinë e tij, bashkëshorten e Ilaz Kodrës

14:40 | 21 Mars 2024
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në shtëpinë e tij për vizitë, bashkëshorten e heroit të kombit, Ilaz Kodra, Kimeten.

E pranishme në takim ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu.

“Bashkë me nanën Rukë, Suzanën dhe Anitën, pritëm për vizitë në shtëpinë tonë, bashkëluftëtaren, njëkohësisht bashkëshortja e heroit të kombit, Ilaz Kodra, zonjën Kimete Kodra si dhe kolegen time deputete, Blerta Deliu. Vizita e tyre solli emocione dhe kujtime të veçanta për nanën dhe Suzanën”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/

Të ngjashme