Haradinaj pret në zyrë deputetët e partisë së tij

12:29 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj priti sot grupin parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e AAK-së kanë diskutuar me Kryeministrin Haradinaj për rolin e tyre në shtyrjen përpara të agjendave kuvendare dhe përmbushjen e obligimeve në fushën e zhvillimit të demokracisë parlamentare në vend.

Kryeministri nga ana e tij tha se qeveria që ai udhëheq do të bashkëpunojë ngushtë me Kuvendin e Kosovës dhe në asnjë situatë nuk do të provojë t’i marrë kompetencat e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme