Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim stafin e “Zërit të Amerikës” (VOA) prirë nga drejtoresha Amanda Bennett, me të cilët bisedoi rreth këtij mediumi të fuqishëm ndërkombëtar, me fokus në impaktin tek bota shqiptare e veçanërisht për përcjelljen e zhvillimeve në Kosovë në tre dekadat e fundit.
Drejtoresha e “Zërit të Amerikës”, Amanda Bennett foli për interesimin e këtij mediumi për Kosovën, për zhvillimet në të gjitha etapat e historisë së saj të re.
Kryeministri Haradinaj evokoi shumë kujtime që ndërlidhen me raportin e shqiptarëve të Kosovës me këtë medium.
Në delegacion ishin edhe Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit Euro-Azi në “Zërin e Amerikës”, Arben Xhixho, shef i shërbimit shqip, si dhe korrespodentët nga Prishtina, Besim Abazi dhe Leonat Shehu.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë