Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian Tomas Szunyog.
Haradinaj përmes një postimi në facebook tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet politike në vend.
“Në një takim përmbajtësor të zhvilluar sot me Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, kemi diskutuar hapur për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhenieve midis Kosovës dhe Serbisë”
Ai po ashtu tha se implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike.
”Shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, pata kënaqesinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi”, shkruan Haradinaj./Arbresh.info/
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë