Haradinaj pret në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

14:55 | 12 Qershor 2024
E.K

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, na nderoi me vizitë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Gëzuar Dita e Çlirimit shqiptarë kudo që jeni! Faleminderit President Begaj. Faleminderit Shqipëri”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info

Të ngjashme