Haradinaj pret në takim përfaqësues nga Medvegja, flasin për pozitën e shqiptarëve në Serbi

14:36 | 5 Shtator 2019
M. A.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarët e partive politike nga Medvegja, kryetarin e Alternativës për Ndryshim, të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë për Veprim Demokratik.

Pas takimit në një konferencë për media Haradinaj ka thënë se me ta ka biseduar për pozitën e shqiptarëve në Serbi dhe të mohimin e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje atje.

“Me përfaqësuesit kemi biseduar për zgjedhje sepse kanë zgjedhje këtë të diel dhe për mohimin e pjesëmarrjes në zgjedhje të shqiptarëve. Ky ka qenë shqetësimi kryesor që kemi diskutuar sot. Gjithastu kemi biseduar dhe për pozitën e shqiptarëve në Serbi”, tha Haradinaj.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme