Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott: Roli i Mbretërisë së Bashkuar jetik për lirinë e Kosovës

17:56 | 23 Janar 2024
E.K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Me anë të një postimim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës por edhe në zhvillimin e saj.

“Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës por edhe në zhvillimin e saj. Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Haradinaj.

Në takimin lamtumirës, Haradinaj Ambasadorit Abbott i ka ndarë medalje në shenjë respekti për kontributin e tij.

“Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, z. Abbott i ndava mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.”, u shpreh ai./Arbresh.info

Të ngjashme