Google ADS

Haradinaj pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

13:08 | 14 Janar 2025
K.B

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargraeves.

Haradinaj bën të ditur se kanë diskutuar për mbështetjen britanike për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Me Ambasadorin ndamë vizionin e përbashkët për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike. Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe strategjikisht e domosdoshme për sigurinë rajonale”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit.

“Partneriteti ynë bilateral do të forcohet edhe më tej në funksion të objektivave tona të përbashkëta për një Kosovë e rajon të sigurt”, shkruan kreu i AAK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm