“Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe të integrimeve euroatlantike. Qytetarët tanë meritojnë të jenë të barabartë dhe të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së dhe ne po presim që sa më shpejtë të marrim lajmin e drejtë dhe të merituar për liberalizimin e vizave”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, ambasadorin Christian Heldt dhe shefin e zyrës së “Konrad Adenauer” në Kosovë, Johanes Rey.
Në këtë takim, kryeministri Haradinaj e njoftoi zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, me përkushtimin e qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve të saj për agjendën evropiane, për të arriturat në fuqizimin e sundimit të ligjit, nismën për reformën në administratën publike, në avancimin e raporteve për fqinjësi të mirë, të arriturat në zhvillimin ekonomik, e po ashtu edhe për nevojën e përmbylljes së bisedimeve me Serbinë.
“Kosova është gati për liberalizimin e vizave dhe ne presim mbështetjen e Parlamentit Evropian në këtë proces, i cili është jetik për qytetarët tanë”, tha kryeministri Haradinaj.
Më tej Kryeministri Haradinaj, theksoi edhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë, duke i forcuar marrëdhëniet bilaterale me këtë vend.
“Kosova është partneri ideal i Gjermanisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi resurset e nevojshme, të përshtatshme për investitorët gjerman dhe tani është koha që të shohim projekte konkrete në këtë drejtim”, shtoi Kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj përmendi në takim edhe rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit dhe tani Kosova është një realitet tjetër, nga i cili nuk mund të kenë probleme vendet e BE-së.
Ndërkaq, zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Reiner Wieland falënderoi Kryeministrit për pritjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit për projekte specifike nga fusha e edukimit në programet e BE-së dhe Qeverisë Gjermane, duke shprehur mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe përafrimin e vendit me agjendën evropiane.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...