Haradinaj: Presidenti Rugova, intelektuali humanisti që i dha emër Kosovës në botë

10:51 | 21 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook”, ka kujtuar ish- presidentin e parë historik Ibrahim Rugova, raporton arbresh.info.

Sipas tij, presidenti Rugova  ishte intelektuali humanist që i dha emër Kosovës në botë./arbresh.info/

Ky është postimi i plotë i Haradinaj:

Me rastin e 12-vjetorit të ndarjës nga jeta të mikut tim, Presidentit tonë të parë e historik, Ibrahim Rugova, sot nderojmë veprën dhe punën e tij madhore.

Presidenti Rugova, intelektuali humanist që i dha emër Kosovës në botë, përjetësisht do të mbetet në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.

Do ta kujtoj gjithmonë me respekt shembullin, figurën dhe vizionin e tij.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme