Kandidati për president njëherazi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar takimin me presidentin amerikan Joe Biden.
Haradinaj ka postuar në profilin e tij në Facebook një video nga takimi i para disa viteve me Biden, duke thënë se presidenti Biden është mik i Kosovës dhe se ka pas fatin ta njoh dhe të ndërtojë miqësi me të .
“Presidenti Biden është mik besnik i Kosovës dhe unë pata nderin të ndërtoja një miqësi personale me të, bazuar në besim dhe respekt, shumë vite më parë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai tha se Kosova ka nevojë për një partneritet të fortë me Amerikën
“Si President nuk do të lejoj askënd ta dëmtojë këtë besim dhe miqësi, por do të forcojë edhe më tutje lidhjet me aleatët tanë për një Kosovë të fortë e të sigurt”, ka theksuar ai.
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Gripi sezonal, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...
Zgjedhjet 2025, Çitaku: Përgjatë fushatës kemi përgatitur 17...