Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj, ka premtuar mbështetje konkrete për bizneset vendore, duke propozuar heqjen e tatimit në fitim për produktet e eksportuara dhe zgjerimin e listës së lëndës së parë për prodhuesit vendorë.
“Bizneset tona të suksesshme janë dëshmia më e mirë e potencialit të jashtëzakonshëm ekonomik të Kosovës,” u shpreh ish-kryeministri gjatë vizitës në një kompani biznesore, shkruan Arbresh.info
Haradinaj kritikoi qeverinë aktuale për braktisjen e prodhuesve vendorë dhe premtoi eliminimin e burokracisë së tepërt në Administratën Tatimore të Kosovës.
“Çdo biznes i suksesshëm është një familje më shumë me siguri ekonomike, një komunitet më i fortë dhe një ekonomi më e qëndrueshme për të gjithë,” theksoi lideri i AAK-së.
Haradinaj u zotua se do të qëndrojë përkrah çdo biznesi që investon në të ardhmen e vendit, duke theksuar se Kosova ka nevojë për politika që nxisin investimet dhe mbrojnë prodhimin vendas./Arbresh.info/
&;
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...