‘Haradinaj premtoi shumë, zhgënjeu në fund’

07:35 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë 100 ditë punë. Ai me 11 shtator me ceremony shtetërore pranoi detyrën nga, Isa Mustafa. Mirëpo 100 ditëshi i punës së tij po cilësohet me dështime të mëdha.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një përgjigje për portalin arbresh.info tha se Kosova ka qeverinë më të dobët dhe më të brishtë që nga shpallja e pavarësisë.

“Mënyra si është themeluar koalicioni qeverisës e determinon progresin e dobët të qeverisë.Me këtë përbërje që ka, Qeveria asnjë projekt madhor nuk mund të shtyjë përpara. Presioni nga partnerët e vegjël të koalicionit është e natyrshme që e bënë qeverinë jofunksionale”, ka thënë ai.

Sipas Hotit 100 ditët e Qeverisë Haradinaj njihen më shumë për emërimin e zëvendësministrave.

‘Këto 100 ditë të qeverisjes njihen vetëm për numrin enorm të zëvendësministrave që janë emëruar, gati nga një në ditë, dhe nuk dihet kur do të përfundojë. Nuk kemi parë asnjë nismë madhore legjislative që ka nisur kjo qeveri. Vendi po shënon stagnim. Luftimi i korrupsionit, si kusht për liberalizim të vizave, është kthyer prapë nga Bashkimi Evropian. Ky kusht ishte hequr gjatë Qeverisë Mustafa pasi konsiderohej se Qeveria kishte treguar përkushtim serioz në luftimin e kësaj dukurie gangrenë për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Edhe analistët politik 100 ditëshin e kësaj Qeverije e kanë konsideruar si jo efektiv.

Analisti Blerim Burjani në një përgjigje për portalin arbresh.info ka tjënë se kjo qevevri të është e përkohshme.

“Mandatari  brenda këtij kabineti nuk ka kurrfar koncepti për zgjidhje të problemeve sidomos demarkacionin që është problem kyç i stagnimit të Kosovës në liberalizim të vizave, pastaj problemet e mëdha që ka Kosova në zhvillim ekonomik. Kapaciatet e këtij mandatari janë të shkojë nëpër oda të zgjidhë problem në formë pleqnimi. Mendoj se ky mandatar me këto kapacite duhet të evidentoj problemet dhe ti zgjidhë një nga një, në të kundërtën është e qartë se ky mandatar ska kapacitete kurrfare për ta zhvilloj ekonomikisht shtetin e gjëra tjera”, ka thënë ai.

Sipas Burjanit LDK është e interesuar ta rrëzojë qeverinë duke pasur parasysh dobësinë e performancës së saj.

“LDK  kërkon që ky koalicion ta prish këtë qeveri ose opozita e bashkuar, me rëndësi është t’i ketë numrat. NISMA mund të jetë më e pakënaqur në këtë koalicion dhe natyrisht një nga partenerët aktual të këtij koalicionit nëse i bashkohet mocionit të LDK-së dhe VV-së atëherë rënia është temë e kryer e kësaj Qevevrie. Ndoshta është mirë të bëhet ndërrimi i partnerëve të koalicionit dhe të riformulohet një koalicion normal efikas me një mandatar të përgatitur për ekonominë dhe profilet tjera”, tha ai.

Leon Duhanaj njohës i çështjeve politike për portalin arbresh.info ka folur për rrëzimin e kësaj Qeverie ku ka thënë se kryeministrit Haradinaj dhe njëherësh qeverisë së tij mund t’i kushtoj mos menaxhimi i mirë i temave të mëdha.

“Duhet patur parasysh se kjo qeveri ë ka votuar veten në Kuvend dhe, mund të rrëzohet vetëm në saje të përçarjes eventuale brënda këtij koalicioni qeverisës. Pos kësaj, rrëzimi do të bëhet edhe më i vështirë, kur kemi parasysh përçarjet në Lëvizjen Vetëvendosje. Pra, për ta rrëzuar qeverinë, më së paku kërkohet të binden ca deputet të koalicionit, për ta rrëzuar vetën, apo të përbëhet koalicioni”, ka thënë ai.

Sipas Duhanaj mund të ndodh që koalicioni qeverisës të forcohet.

“Më lehtë mund të ndodhë që koalicioni qeverisës të forcohet më deputet të ri. Ajo çfarë mund t’i kushtoj Kryeministrit Haradinaj dhe njëherësh qeverisë së tij, është mos menaxhimi i mirë i temave të mëdha si; demarkacioni etj”, ka thënë Duhanaj.

Ndërsa sot kryeministri Ramush Haradinaj do ta prezantoj raportin e tij 100 ditësh e po ashtu do t’ia dorëzoj të njëjtin presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit, Kadri Veseli./V.Berisha/arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme