Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardainaj ka pranuar kërkesën për dorëheqjen të Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj të dërguar mëngjesin e së enjten.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka falënderuar Beqajn për bashkëpunimin.
“Pranova sot, kërkesën për dorëheqje nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe pas kërkesës së tij, duke e falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, vazhduam me procedurat administrative duke e liruar nga detyra e Ministrit”, ka shkruar ai.
I pari i Qeverisë së Kosovës gjithashtu ka listuar emrat e ministrave që ka liruar nga detyra gjatë qeverisës së tij.
Ai u ka bashkangjitur edhe arsyet e vendimit për lirim.
“Gjatë udhëheqjes së Qeverisë së vendit me një koalicion me bazë të gjerë, deri tani kam liruar nga detyra: Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj (AKR) dhe drejtori i AKI-së Driton Gashi për rastin e ekstradimit të shtetasve turq, Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo (Lista Serbe), vendim politik, Ministrin e MAPL Ivan Todosijević (Lista Serbe) dhe Zv. Ministren Vesna Mikić (Lista Serbe), për shkak të mohimit të krimeve të luftës dhe shkeljes së parimeve demokratike të vendit, Zv. Ministri Musa Cena – MZHR (AAK) dhe Zv. Ministri Bujar Nerjovaj MAP (AAK), për shkak të përballjes ligjore me veprime të caktuara gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar dhe përballjes me drejtësinë, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani (NISMA), Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi (AKR), Ministren e Ambientit Albena Reshitaj (AKR), vendim politik. Në respektim të marrëveshjeve politike, Qeveria e koalicionit të gjerë, do të vazhdojë t’i kryej detyrat qeverisëse ndaj qytetarëve të vendit, pa dallim!”, ka përfunduar Haradinaj.
Ndryshe pasditen e së mërkurës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka liruar nga detyrat institucionale të gjithë pjesëtarët e PDK-së ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm./Arbresh.info/
Lexo edhe: Besim Beqaj jep dorëheqje: Jam i pafajshëm
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA