Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borisov.
Në telegramin e urimit thuhet “Në emër të qeverisë bullgare dhe personalisht nga ana ime, ju lutem të pranoni përgëzimet dhe përshëndetjet e mia më të sinqerta me rastin e votimit të qeverisë së re në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe për zgjedhjen tuaj si Kryeministër”.
“Unë besoj se në postin e ri ju do të bëni çdo përpjekje për të zbatuar prioritetet e shpallura nga Ju për qeverinë e re – sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe euroatlantik, si dhe dialogu me Republikën e Serbisë. Jam i bindur se edhe në të ardhmen marrëdhëniet e mira politike midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen duke u thelluar dhe duke e stimuluar bashkëpunimin mes nesh për interesat e përbashkëta. Duke ju uruar shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj shumë të përgjegjshme, Ju lutem, z. Kryeministër, pranoni urimet e mia më të përzemërta”, thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit bullgar.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit