Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim me Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem.
Në këtë takim, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, dhe një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes, u bisedua për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e pakursyer në të gjitha periudhat, kryeministri Haradinaj tha se prania e SHBA-ve në të gjitha
proceset ekonomike dhe politike është e domosdoshme për shtetin e Kosovës.
Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, uroi kryeministrin për 10-vjetorin e pavarësisë, duke thënë se është nder të jetë pjesë e festimit të 10 vjetorit të pavarësisë, duke e konfirmuar partneritetin me Kosovën.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...