Haradinaj: Po përcjellim gjendjen e qytetarëve tanë të aksidentuar në Serbi

14:03 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është informuar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, për aksidentin e autobusit në Serbi, me udhëtarë nga Kosova.

“Nga zotëri Sadiku u informova që dy udhëtarë janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë, kurse te tjerët nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme