Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka treguar arsyet e mbështetjes së propozimit evropian nga partia e tij.
Kjo mbështetje për kryeministrin Kurti në pranimin e këtij propozimi, sipas Haradinajt ka ardhur pasi kjo marrëveshje do të thotë një hap i rëndësishëm në njohjen ‘de jure’ të Kosovës nga Serbia.
Sipas tij, kjo situatë kërkon një unitet politik dhe kjo mbështetje s’është enkas për Kurtin, por për vendin.
“Ky propozim e ka marrë mbështetjen time dhe të AAK-së, sepse kemi vlerësuar se shënon një kapitull të rëndësishëm për njohjen edhe ‘de jure’ të Kosovës. Vlerësoj se kjo ka qenë më e mira e mundshme. Kjo mbështetje është bërë eksluzivisht për vendin dhe pa kurrfarë kalkulimi elektoral. Këto janë momente jetike për të ardhmen e Kosovës, prandaj kërkohet një unitet politik, i cili në asnjë rrethanë nuk mund të kuptohet si mbështetje për individin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell arbresh.info.
I pari i AAK-së falënderoi ShBA-të për angazhimin dhe mbështetjen e tyre për Kosovën.
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...