Haradinaj: Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm

19:59 | 6 Janar 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm plagosja e dy personave në Shtërpcë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj u ka uruar shërim të shpejt të plagosurve duke shtuar se duhet ti jepet kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!

“Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për motivet e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Mes tjerash kreu i AAK-së ka bërë apel te familjarët dhe serbët lokal që të mos bien pre e propagandave.

“Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t’i japin konotacion politik! T’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!” ka shkruar Haradinaj. /arbresh.info/

https://www.arbresh.info/lajmet/1plagosen-nje-11-vjecar-dhe-nje-31-vjecar-u-qelluan-me-arme-zjarri-nga-nje-veture-ne-levizje/

Arrestohet një 33-vjeçar, dyshohet për plagosjen e dy personave me armë zjarri në Shtërpcë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme